Festë dhe fitore për Napolin në miqësoren ndaj Befikës. Një sfidë që duket se kishte petkun e Ligës së Kampioneve, solli një entuziazëm të madh edhe fal realizimit të golit të parë të blerjes më të re, Gonzalo Higuain. Rafael Benitez e nis takimin me skemën 4-2-3-1 duke kërkuar një lojë spektakolare nga ekipi i tij. Behrami dhe Hamshik janë motorët e mesfushës. Goli i parë vjen vjen në gjysmën e parë të lojës pas një goditje me kokë të Behramit. Duket se mekanizmat e trajnerit spanjoll po hynë menjëherë në lojën e Napolit. Benfika reagon dhe barazon rezultatin me mbrojtësin Luisao që nuk mbulohet mirë në zonë nga mbrotja napolitane. Në pjesën e dytë vjen edhe momenti i shumë pritur kur argjentinasi, Gonzalo Higuain shënon edhe golin e parë për fanellën e Napolit. I gjithë San Paolo është në këmbë për argjentinasin që është edhe qershia mbi tortë e kësaj miqësorje. Higuain mbërriti nga Reali i Madridit dhe ka një kontratë deri në 2018-të. Pas takimit El Pipita është shprehur i lumtur kur dëgjoi emrin e tij nga i gjithë stadiumi. Sulmuesi duket që tani është në zemrën e tifozëve, ndërsa Napoli dha një sinjal për kundërshtarët në Serinë A se do të jetë një rival i denjë për titullin kampion.

/Ora News.tv/