Nantes bën gjestin e madh, "11 Sala" titullarë kundër Saint-Etienne

Nantes bën gjestin e madh, "11 Sala" titullarë kundër

Pas Cardiff City, Nantes "ringjall" Emiliano Sala.

Skuadra franceze ku sulmuesi argjentinas u aktivizua për herë të fundit ka bërë një gjest vërtetë emocionues. Ata kanë vendosur të luajnë ndeshjen e Kupës së Ligës përballë Saint-Etienne sëbashku me Sala.

Emri i 28 vjeçarit është stamptuar në fanellën e të gjithë futbollistëve që do të aktivizohen në këtë takim. Jo vetëm kaq. Drejtuesit e Nantes kanë nxjerrë në shitje disa fanella ku në pjesën e përparme është stampuar një fotografi e Sala.

Të ardhurat nga shitja e këtyre fanellave do të shkojnë për familjarët e sulmuesit. Aeroplani me të cilin u zhduk Sala mbrëmjen e 21 janarit, ku vetëm ditën e sotme besohet se janë gjetur mbeturina nga mjeti fluturues, i humbi kontaktet me kullën e kontrollit mbi Kanalin e Anglisë.  



EMISIONET