Pas 27 vitesh në politikë dhe 8 legjislaturash në Kuvend, tërheqja e Namik Dokles nga politika aktive u cilësua surprizë.

Dokle: Unë jam politikan, natyrisht jo aktiv.

Prej asaj kohe, Ai i është përkushtuar me kohë të plotë letërsisë, pasi sic thotë, ashtu si politika, që të dyja kërkojnë pasion dhe përkushtim me kohë të plotë

Dokle: As politika dhe as letërsia nuk mund të bëhen pa pasion. Nuk mund të bëhen kafeneve. Por duhet t'i përkushtohesh në një kohë të caktuar ose njërës ose tjetrës. Dy vite përpara zgjedhjeve të fundit, deklarova se nuk do të kandidoj më dhe do të merrem me letërsi.

Veterani i politikës, i shquar për qetësinë por “shpotitjet” përmes fjalës, po e përdor këtë aftësi edhe në librat e tij, pasi siç thotë:

Dokle: Janë disa gjëra të cilat i mbeten njeriut, që vjen një moment që do t'i thotë dhe të mos ikë pa i thënë.

Dokle prezantoi në Elbasan botimet e tij "Vajzat e Mjegullës'' dhe "Lulet e Skajbotës", në një takim ku morën pjesë të zgjedhur vendorë dhe lexues të bibliotekës 'Qemal Baholli'

/Ora News.tv/