Më 23 Maj Tirana provoi shijen e hidhur të kategorisë inferiore për herë të parë në histori.

Dy ish kapitenë të kësaj skuadre, Blendi Nallbani dhe Elvis Sina i janë rikthyer asaj "tragjedie sportive", ndërkohë që për rikthimin e Tiranës në maja, evidentojnë një problem themelor, mungesën e organizimit në klubin 24 herë kampion të Shqipërisë.

Elvis Sina, ish kapiten i Tiranës

"Sigurisht ishte një gjë e papritur. Nuk më kishte shkuar mendja kurrë që do të ndodhi kjo gjë . Tirona ishte ndër të vetmet ekipe që nuk e kishte provuar shijen e rënies nga kategoria.

Kur ndodhi që Tirona humbi, më kanë dalur lot. Në jetën time vetëm në ndonjë fatkeqësi kam qarë dhe e dyta për Tironën, por të them të drejtën se di se sa kam mallkuar atë ditë
.

Shumë flitej se do të bëhej kështu do të bëhej ashtu por kurrë nuk arrihej diçka konkrete për t'u bërë këtë gjë.

Prandaj them se rënia nga kategoria ishte fundi i të gjithë kësaj rrëmuje që kishte filluar prej kohësh.

Ai u kthye në shtëpinë e vet, mori një barrë që askush nuk e merrte përsipër dhe ai u tregua aq burrë sa e mori ekipin dhe me lojtarët që kishte ndikuan faktorë të tjerë që ndikuan, u bënë shumë armiq për ekipin dhe shumë "show" jashtë ndërsa në brëndësi ekipi kishte shumë probleme, duke filluar që nga pagesat deri te organizimi.

Tirana nuk duhet ta vë në diskutim ngjitjen me  këto ekipe që po luan.

Më falni se nuk dua të ofendoj askënd por po luan me "fshatra". Me këto ekipe që po luan Tirana nuk duhet t'i ketë farë problem dhe shumë lojtarë kanë pranuar të luajnë me ekipin.

Në fillim isha pak skeptik për ardhjen e trajnerit. U përfol se ai ishte një trajner që vinte nga një skuadër amatore, por po tregon të kundërtën.  Mjaft profesionist dhe ka futur në mendjen e këtyre çunave filozofinë e vet dhe po ecën mjaft mirë.

Për titullin kampion duhet një formatim shumë i mirë, duhet një organizim komplet tjetër i klubit, duhen njerëz profesionistë që duhet të punojnë në klub.

Presidenti Halili ka kaq kohë që po e drejton klubin. Jo në mënyrën e duhur që duhet drejtuar një klub dhe këtë e them me plot bindje. Organizimi i klubit lë shumë për të dëshiruar, në shumë aspekte.

Nëse nuk bëhet kjo jam shumë i bindur se është e vështirë për të arritur tek titulli.

Personi që e ka për kaq vite në pronë duhet të mendoj më thellë dhe duhet të thith njerëzit e duhur pranë klubit. Njerëz që e duan klubin, njerëz që nuk shohin interesat e veta dhe mbi të gjitha njerëz që nuk kënaqen me një pjatë supë."

Glendi Nallbani, ish portier e kapiten i Tiranës

"Ishte një situatë shumë e vështirë të shikoje ekipin që ke luajtur dhe bën tifo të binte një kategori më poshtë . Nuk e pritëm mirë as unë, as familja ime, po ashtu dhe tifozët e Tironës. Ishte një shok, por ajo që iku, iku.

Si Tirana ashtu dhe skuadrat e tjera kanë pasur probleme me financat, kanë dhe do të kenë sepse ne në Shqipëri  jetojmë.

Të jëm i sinqertë, edhe pse Tirana ka një president si Halili dhe me gjithë dëshirën e madhe që ka ai e gjithë kontributin që vazhdon të jap është shumë e vështirë për ta mbajtur vetëm.

U habita pak dhe me ardhjen e trajnerit, me Ze Maria që njihet nga të gjithë se kush është, u habita se si pranoi që ta merrte ekipin në këtë situatë. Tirana ka dal në Superligë.

Duhet një punë shumë e madhe për të dal kampion pasi dhe skuadrat e tjera janë përforcuar me sa po shikojmë. Duhet një organizim edhe brënda klubit dhe të zgjidhen njerëzit tamam.

Këtu presidentët bëhen dhe trajnera, dhe kamariera dhe guzhiniera, dmth i bëjnë këto funksione, që tregon se janë marrë kot trajnerat, pasi unë jap lekët, unë do të përgjigjem për të gjitha, unë i haj të sharat në stadium.


Prandaj kjo duhet të ik komplet, dhe organizimi është gjëja kryesore në një klub sporti."

/Ora News.tv/