Naftëtarët kundërshtojnë të regjistrohen si të papunë: S'duam lëmoshë duam punë

Naftëtarët e Ballshit dhe të Fieri janë mbledhur sërish sot përpara prefekturës.

Ata kundërshtojnë vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë. 

"Pagën e papunësisë ti japë të papunit në shtëpi, ajo është një lëmoshë. Unë s'jam e papunë unë jam e aftë të punoj" thonë ata.

Ata sërish sot kanë dalë në protestë dhe kundërshtojnë tu drejtohen në zyrat e punës për tu regjistruar si të papunë.

Ata dolën përpara prefekturës duke deklaruar se "110 mijë lekë të vjetra në muaj nuk na dalin"

Duke e konsideruar vendimin e ministrisë së Ekonomisë qesharak dhe tallës ata paralajmëruan përshkallëzim të protestës.

Një protestuese thotë: "Vendimi është qesharak dhe talles. Jemi specialistë, duam të hapet uzina pasi shkakton plagë sociale" thanë naftëtarët. Jam specialiste prej 40 vitesh në atë uzinë dhe ky vendim i qeverisë dhe ministrit të Financave është qesharak. Është tallje me punëtorët. Se atë 100 mijë lekësh, unë nuk e kam dëgjuar shifrën por këtë e thonë shokët tanë, ministri e ka kafe mëngjesi.

Ndërsa ne do të jetojmë unë do të ushqehem. Unë jam forcë pune dhe i kërkoj shtetit dhe qeverisë dhe këtij prefekti që nuk denjon të dalë të na takojë. Ne nuk jemi  njerëz pa shkollë, jemi të tërë specialistë me kategori maksimale dhe i përgjigjemi asaj pune. Uzina është në eficencë të plotë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë të mos ndërpresin punën asnjë orë.

I kërkoj qeverisë vazhdimësinë e punës.  Ajo uzinë të hapet sa më shpejt se është një plagë e madhe sociale. Duam 14 rrogat e prapambetura. Nëse i ndalet rroga kryeministrit një muaj apo prefektit si i duket atij?! Jo më 14 muaj

Janë 1200 punonjës të rafinerisë së Ballshit dhe të Fierit që aktualisht janë të papunë ndërsa kompania IRTC u largua. Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ftoi dje të gjithë investitorët e interesuar të sjellin propozimet për rafineritë e ARMO-s


EMISIONET