Naftëtarët bllokojnë rrugën përpara prefekturës së Fierit

Naftëtarët bllokojnë  rrugën përpara prefekturës

Ora 11:14  Naftëtarët kanë bllokuar segmentin rrugor përpara prefekturës së Fierit.

Ata kundërshtojnë vendimin e publikuar nga ministri Arben Ahmetaj një ditë më parë për pagesën e papunësisë. 

Një protestuese thotë: "Vendimi është qesharak dhe talles. Jemi specialistë, duam të hapet uzina pasi shkakton plagë sociale" thanë naftëtarët. Jam specialiste prej 40 vitesh në atë uzinë dhe ky vendim i qeverisë dhe ministrit të Financave është qesharak. Është tallje me punëtorët. Se atë 100 mijë lekësh, unë nuk e kam dëgjuar shifrën por këtë e thonë shokët tanë, ministri e ka kafe mëngjesi.

Ndërsa ne do të jetojmë unë do të ushqehem. Unë jam forcë pune dhe i kërkoj shtetit dhe qeverisë dhe këtij prefekti që nuk denjon të dalë të na takojë. Ne nuk jemi  njerëz pa shkollë, jemi të tërë specialistë me kategori maksimale dhe i përgjigjemi asaj pune. Uzina është në eficencë të plotë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë të mos ndërpresin punën asnjë orë.

EMISIONET