Babai i Meghan Markle nuk e shoqëroi të bijën për në altar ditën e dasmës pasi vuante nga problemet e zemrës. Kështu thanë mediat e huaja, por duket se gjithcka ishte një mashtrim.

Një burim pranë dukeshës së Sussexit tha se babai i Markle, 73 vjec, nuk ka qenë kurrë sëmurë dhe mashtroi për operacionin emergjent duke e përdorur si justifikim për mungesën në dasmë.

"E gjithë historia e babait të Meghan për operacionin në zemër ishte mashtrim. Ai nuk duhet të shfaqej pasi nuk donte të turpërohej në publik. Historia e shëndetit të dobët ishte mënyra e tij për të krijuar mëshirë nga publiku dhe për të tërhequr vëmendjen nga ato fotografi të cilat ishin një turpërim i madh ndaj Meghan dhe familjes mbretërore.

Sigurisht Meghan është e mërzitur me të. Babai i saj humbi dasmën e saj. Ishte pikërisht një gjykim i tillë i dobët nga ana e tij. Tani të gjithë ndjejnë keqardhje për të. Ata nuk duhet. Ai e krijoi vetë këtë histori dhe nëse ai ishte me të vërtetë i sëmurë, Meghan do të kishte bërë një përpjekje për ta vizituar atë. Mos u ndjeni keq për të. Ndihuni keq për Meghanin", tha burimi ekskluzivisht për Dailymail.

/Ora News.tv/