Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu pohoi se bashkia e Kamzës është e gatshme për të ndihmuar ekipit vetëm nëse presidenti i klubit, Naim Qarri do të shlyej pagat e pashlyera të ekipit. I ftuar në "Fair Play nga Enkeleida Zeko", Mziu tha:

"Në fakt Kamza është një qytet jo me shumë histori në futboll. Para disa vitesh ishte shumë kategori më poshtë, ndërsa tani po bëhet konkurues. Një kryetar bashkie e shikon futbollin si një gjë të tepërt. Nëse futbolli nuk sjell të mira pozitive, sport popullor. Për tu kthyer te pyetja e shikoj skuadrën si në një moment jo shumë të mirë. Unë nuk shikoj probleme financiare. Ai ka 51 % të ekipit. Bashkia është e gatshme të menaxhojë të ardhurat e përcaktuara për ekipin. Deri në këto momente nuk ka pasur gjithçka konkrete. Bashkia është e gatshme të japë ndihmë pas shlyerjes së klubit nga presidenti. Të gjithë të ardhurat që vijnë për ekipin menaxhohen nga presidenti i ekipit. Por edhe njëherë gjej rastin, që është e pamundur që futbollistët të mos kenë marrë pagat. "

Zgjidhja?  Një SH. A funksionon me ligje. Pra Bashkia do të financojë pjesën e saj kur presidenti shlyen pjesën e saj. Dua të kujtoj që presidenti është ende debitor, pasi nuk ka shlyer akoma pjesën e detyrimeve nga sezoni i shkuar.



/Ora News.tv/