"Myslimaneja shqiptare transferon pacientet në spitalin e Parmas"

"Myslimaneja shqiptare transferon pacientet në spitalin e Parmas"

Një familje italiane në një spital në Parma u detyrua të trasnferohej në një dhomë tjetër për shkak të fqinjit të saj mysliman. Kjo ka ndodhur në departamentin e "maxillo-facciale", teksa një grua shqiptare besimtare myslimane i ka deklaruar se nuk mund të qëndronte në të njëjtën dhomë gjatë natës me një burrë italian.

Në dhomë ishte e shtruar një e moshuar vendase 89 vjeçare, vajza e të cilës ka paraqitur rastin për gazetën lokale, e cituar edhe nga "Ansa".

"Ajo na tha se nuk mund të qëndrojnë natën në dhomë me një njeri, - tha e bija e pacientes për gazetën - dhe pastaj tha se duhet të gjenim një zgjidhje".

Në diskutime e sipër me tone të larta, infermierja në detyrë vendosi të transferojë në një dhomë tjetër pacienten italiane.

"Gruaja shqiptare ishte për dy net vetëm në një dhomë, ndërsa ka pasur edhe pacientë në korridor", tha vajza e pacientes italiane.

Spitali Maggiore sqaroi më pas se nuk kishte imponim, por vetëm një zgjidhje me konsensus, duke theksuar se transferimi i të moshuarës 89 vjeçare u bë edhe me ndihmën e nipit të pacientes, i cili u tregua shumë miqësor me infermieren duke ndihmuar që të lëviznin objektet e gjyshes.

Trajtimi dhe hospitalizimi pastaj vazhduan në dhomën tjetër bashkë me një pacient tjetër të një moshe të ngjashme.

EMISIONET