Muzika 'mollë sherri', ja përse u nda DJ Miss Ilda nga bashkëshorti?

 DJ Miss Ilda është tepër e njohur në Shqipëri për faktin se argëton shumë të rinj me muzikën e saj. Këtë gjë e mësoi falë ish-bashkëshortin, me të cilin ka një djalë 10 vjec që quhet Frenki.

Ajo ka rrëfyer për "Mos i fol shoferit" se si muzika ndikoi në divorcin me partnerin.

"Ne kemi bashkëjetuar 9 vjet, kemi 5 vjet që jemi divorcuar. Puna ka qenë një pjesë e mosmarrëveshjeve që arritëm në atë pikë. Vendi jonë është me mentalitet patriarkal dhe kishte arsye të brendshme familjare dhe zgjidhja më e mirë nga ana e të dy palëve ishte zgjidhja e martesës", tregoi Ilda.

Ajo nënkuptoi se fakti që i kalonte mbrëmjet në punë i shkaktoi ndarjen.

EMISIONET