Vlorë, ekspozohen 105 telegramet e Ismail Qemalit

Vlorë, ekspozohen 105 telegramet e Ismail Qemalit

Në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë do të ekspozohen 105 telegramët e parë të dërguar nga qeveria e Ismail Qemalit në kuadër të festimeve për 105 vjetorin e pavarësisë.

Drejtori i Muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Istref Dobi thotë se telegramet tregojnë përpjekjet e qeverisë së Vlorës për zgjerimin e influencës dhe kujdesi për tërësinë territoriale

Istref Dobi: “Telegramet janë të shumta dhe të të gjitha llojeve. Përgjithësisht është mbrojtja e territoreve.

Afrimi i festave kombëtare ka rritur ndjeshëm fluksin e vizitorëve në Muzeun e Pavarësisë.

Istref Dobi: Muaji nëntor, përsa i përket vizitorëve është muaji i vlonjatëve. Në këtë muaj të paktën 89% të viziorëve janë nxënësit e shkollave dhe vlonjatët. Ndësrsa muajt e tjerë, duke filluar nga prilli në tetor pjesa më e madhe e viziotëve janë nga Kosova dhe Maqedonia.

Muzeu i Pavarësisë është një prej destinacioneve që pak kush e humb gjatë vizitave në Vlorë sidomos gjatë muajit të festave kombëtare të 28-29 nëntorit.

EMISIONET