Për herë të parë, kultura françeskane do të vijë më pranë publikut në një Muze në qytetin e Shkodrës. Arkitekti i këtij Muzeu, Gjon Radovani, bën thirrje për mbështetje nga institucionet shtetërore, ndërsa thekson rëndësinë që kjo ndërtesë e rikonstruktuar do të ketë si një kontenitor i veprave 800 vjeçare.

Të gjitha veprat dhe artefaktet kulturore të klerikëve françeskanë do të mblidhen në një Muze që do të ndërtohet në qendër të qytetit të Shkodrës.  

Gjon Radovani, arkitekti që do të rikonstruktojë të gjithë kompleksin françeskan ‘Zonja Anunziata’ shprehet se ky Muze do të jetë një kontenitor i veprave 800 vjeçare të personaliteteve si Gjergj Fishta apo At Zef Pllumit.

Gjon Radovani: Për 800 vjet këto etër kanë zhvilluar shumë fusha nga letërsia, muzika, piktura, gjuhësia, arkitektura. Të mbërrihet në aspektin historik të tyre. Të trajtojmë edhe aspektin e marterizimit në 50 vitet e komunizmit.

Koncepti arkitekturor i Muzeut do të jetë në përputhje me frymën françeskane, e varfër, transparente dhe logjike.

Gjon Radovani: Urdhri françeskan është një urdhër i varfër në sensin që françeskanët e kanë të ndaluar të kenë pasuri. Prandaj edhe filozofia, ngjyra dhe gjuha që përdor arkitektura brenda është një gjuhë e thjeshtë, logjike dhe një gjuhë shumë transparente ashtu siç është dhe natyra e jetës së tyre.

Arktekti Radovani tha se Muzeu do të jetë i aksesueshëm lehtësisht, ndërsa kërkoi mbështetjen e institucioneve shtetërore për realizimin e projektit.




/Ora News.tv/