Menjëherë pas ndeshjes, që Skënderbeu fitoi kundër Flamurtarit, Gjergji Muzaka, protagonisti kryesor i korçarëve dhe autori i golit të vetëm ka deklaruar se kjo fitore i ka siguruar 90 % të titullit,, ndërsa ka theksuar se këtë gol ia dedikon vëllait të Tefik Osmanit që gjatë momentit të golit, ra nga tribuna e "Stadiumi Skënderbeu" dhe u nis direkt drejt spitalit të Korçës për të marrë ndihmën e parë.

"Jemi të lumtur, si edhe unë. Jo vetëm për golin, por që i shërbeva skuadrës për të thelluar diferencën me ndjekësit.

"Do thosha që avantazhi i pikëve që kishim na jep luksin të administrojmë lojën pa rrezikuar. Nuk kishim pse të shkonim në sulm, mjaftonte që të administronim lojën dhe e bëmë. Shfrytëzuam rastin dhe morën 3 pikët.

"Ky gol dhe ky trepikësh, 90% vulosin kampionatin, sepse na japin me ndjekësit. Kjo ishte arsyeja pse festova ashtu. Jemi prej gjaku dhe prej mishi, prandaj edhe festova ashtu.

"Nuk e besoj, seriozisht unë nuk e dija mirë sa gola kisha shënuar deri tani. Fakti që shënojnë të gjithë, tregon që shpirti i grupit është i madh. Golin ia kushtoj vëllait të Osmanit, shpresoj të bëhet mirë
"- përfundoi mbrojtësi i korçarëve Osmani.

/Ora News.tv/