Gjatë diskutimeve në Kuvend mbi ndryshimet në Kodin Penal, Myslim Murrizi u shpreh se gjithçka do bëhet në dëm të qytetareve. 

Deputeti tha se me ndryshimet në ligj në burg futen qytetarët që protestojnë, ndërsa partitë e mëdha në vend ulen për të bërë pazare.

Murrizi shtoi se Basha, pas pazareve, ia la peshqesh në tavolinë Ramës 61 bashkitë.

Myslim Murrizi: "Ju doni t'ia fusni kush ia prish qetësinë partisë të rrijë në burg. Jo burg por me tela me gjemba dhe ambiente të vogla por në një burg 28 mijë metra katrorë siç ka qenë Shqipëria nga '45 deri në '90. Edhe për çfarë? Se çohej ndërmend se 30 qershori do bëhej rrëmujë e madje, do plaste lufta, do ngeleshin këto 61 bylykbashët e partive pa u bo pronarë, nuk erdhi nevoja fare. Një kishit që sot po i bëni thirrje hadje ta votojmë. Ju çliron nga gjithë sikletet, ia bëni peshqesh 61 bashkitë, ti gëzoni çfarë pune keni me qytetarët e thjeshtë. Ata të mëdhenjtë që bëjnë pazar me ju, që ju lanë 61 bashkitë në tavolinë, ata të shkretit thërrasin për të dalë atje. Ku nëse doni e frenoni këtë, e bëni non grata. Por i lusni çdo ditë me të shkelme syri, hajde i tundim edhe njëherë se ju ka ngel sahati tek dashnia e vjetër e prillit 2008. Që nuk bibëzoni asnjë fjalë për ta prishur atë marrëveshje, atë martesë të këndshme që 11 vjet. Në burg hyjnë kapsollexhijntë dhe ju uleni në tavolinë me këta për të bërë pazare.

Ai nxorri në pah edhe problematikën e largimit të mjekëve dhe infermierëve, si edhe dhunimin e tyre.

Murrizi theksoi se para se të mbrohen me ligj për dhunën e ushtruar ndaj tyre, mjekëve dhe infermierëve duhet tu krijohen kushtet për të punuar këtu.

Myslim Murrizi: "Goditja e mjekëve dhe infermierëve thoni ju është shqetësimi madh. Por përpara se ti ruajmë me ligj dhe me burg këta mjek, mirë është ti ruajmë të mos ikin në Gjermani nga fukarallëku dhe rroga qesharake. Ti bëjmë atraktivë që të punojnë këtu pastaj ti ruajmë. Unë besoj se dhe goditja e tyre vjen për hall të fukarallëkut me këto paga që i keni lënë, tentojnë të marrim bakshish dhe pasi marrin bakshishin nuk i shkon siç duhet ajo që i kanë premtuar pacientit dhe hanë ndonjë pëllëmbë."

 

/Ora News.tv/