Muriqan, arrestohet i riu duke transportuar kanabis

Muriqan, arrestohet i riu duke transportuar kanabis

Një 26 vjeçar është arrestuar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, pasi është kapur duke transportuar lëndë narkotike. Në pranga përfundoi Pavlin K, banues në fshatin Ganjollë, Shkodër,

"Arrestimi i tij u bë pasi është paraqitur për të dalë nga territori i Shqipërisë në drejtim të Malit të Zi nëpërmjet P. K. K. Muriqan, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasit Pavlin Kacoli, në një çantë shpine janë gjetur tre pako të dyshuara lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe rezultuan me peshe 286.2 gram.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. Ç. 19 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër", sqaron policia.

Materialet iu referuan Prokurororisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”.

EMISIONET