Muri dramatik i rërës gllabëron një qytet të tërë

Muri dramatik i rërës gllabëron një qytet të

Një mur vdekjeprurës rëre 100 metra gllabëroi një qytet të tërë. Muri apokaliptik i rërës u përplas në provincën Gansu të Kinës, duke "gëlltitur" qytetin e Zhangye.

Shoferëve ju kërkua që të qëndronin jashtë rrugës së rërës, ndërsa banorëve ju kërkua që të mbylleshin nëpër shtëpi me dyer dhe dritare të kyçura.

Stuhia gjigante e rërës goditi qytetin të dielën, sipas Administrimit Meteorologjik të Kinës.

Ai u zhvendos në të gjithë rajonin në një shpejtësi prej 17 metrash në sekondë, duke "mbytur" ndërtesa, njerëz dhe makina në shtresa të trasha pluhuri.

Stuhitë janë të zakonshme në rajon këtë kohë, për shkak të erërave që vijnë nga shkretëtira Gobi.

Dukshmëria u zvogëlua në vetëm 10 metra në disa pjesë të qytetit.

EMISIONET