Itali, shqiptari punonte si murator, kapet me kokainë

Itali, shqiptari punonte si murator, kapet me kokainë

Një murator shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për trafik droge. Arrestimi i shqiptarit u bë pas disa javësh hetimi dhe vëzhgimi nga policia në Rocca di Papa.

50-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik shiste kokainë të cilësisë së lartë. Lënda narkotike shitej në qendrën historike dhe në zonën periferike të fshatit bregdetar Castelli Romani.

Siç raportojnë mediat vendase, shqiptari punonte me një furgon, që në të vërtete e përdorte për aktivitetin fitimprurës të trafikut të drogës.

Shqiptari kishte edhe një garazh në zonën Ariccia, ku në vendin e punës iu gjet e fshehur lënda narkotike dhe materialet për paketimin e drogës.

Shqiptarit iu sekuestruan 60 doza kokaine.

50-vjeçari i cili prej shumë vitesh jetonte dhe punonte me familjen në Castelli Romani ishte punëtor ndërtimi, por prej disa muajsh kishte filluar aktivitetin e shitjes së drogës.

Droga shitej tek të rinjtë e moshës 18-30 vjeç, por edhe tek personat më të rritur, burra dhe gra. Po ashtu atij iu sekuestruan edhe 5 mijë euro.

EMISIONET