Gazetari Erl Murati nga studio e emisionit “360 Gradë” në RTV  Ora deklaroi se Autoriteti Civil paguan 300 mijë euro para të shtetit në vit për trajnime, që lidhen me sigurinë.

Murati: Është i njëjti që ka aeroportin dhe që ka sigurinë, sikurse në vjedhjen e parë dhe çfarë masash u morën. Asnjë masë. Ka persona që merren me sigurinë në Autoritetin Civil dhe shpenzojnë 300 mijë euro para të shtetit në vit për trajnime. për të mbikqyryr sigurinë e aeroportit. Aeroporti është objekt civiv, dhe jo ushtarak. Policia nuk mund të qëndrojnë me armë aty brenda. Parandalimi i ngjarjes është përgjegësji e koncesionarit dhe autoritetit civil. 

Zheji: Ne flasim për sigla. Pas siglës ka emra. 

Murati: ICTS-ja është nënkontraktori që ruan sigurinë e Rinasit. U thye në 2016 dhe e ka i njëjti nënkontraktor. Po të kishte një shtet funksonal, por unë nuk të jap një shans të dytë. 

Më tej Havari shtoi se grabitësit e gjetën qeroportin nudo, ose siç do thoshte Rama, pa brekë.

Havari: Grabitësit e gjetën aeroportin e Rinasit ato ditë nudo. Po rama do thoshte pa brekë, të pamnrojtur për arsye se u futën, kryen veprim dhe u lraguan pa zhurmë. Në këtë moment në qeverinë e majtë janë bërë 4 vjedhje, para të bankës që i çonin 4 jashtë dhe një brenda. Në këtë moment bie qeveria, Ministria e Mbrojtjes. Qeveria duke mos i korrigjuar tregon që ka probleme të thella në administratën shtetërore. 


/Ora News.tv/