Transferimi i Thomas Strakoshës tek skuadra e Liverpool është një formalitet, mungon vetëm zyrtarizimi. Mediat italiane shprehen se portieri shqiptar është shumë pranë "The Reds" dhe se Lazio ka gjetur zëvendësuesin e tij.

Bëhet fjalë për portierin veteran të Olimpiakosit, Silvio Proto, i cili pritet të zëvendësojë gardianin e portës kuqezi.

Strakosha pritet të kalojë në Angli për 30 milionë euro. 23-vjeçari ka kohë që ndiqet nga drejtuesit e Liverpoolit. Këta të fundit dështuan të transferonin Alisson, pasi Roma kërkonet 70 milionë euro për të.

Për Strakoshën interesohej edhe Bayern Leverkusen nga Gjermania si zëvendësues të Leno, që u transferua tek Arsenal.

/Ora News.tv/