Mungesa e sinjalitikës, shkak i aksidenteve në Berat

Mungesa e sinjalitikës, shkak i aksidenteve në Berat

Mungesa e Sinjalistikës është mes shkaqeve kryesore të aksidenteve në Qytetin e Beratit. Ndaj banorët kanë nënshkruar një peticion ku i kërkojnë bashkisë ndërhyrje urgjente në përmirësimin e sinjalistikës. Ata thonë se rrezikohen sa herë që dalin në rrugë.

Pesë persona humbën jetën gjatë vitit të kaluar në qytetin e Beratit si pasojë e aksidenteve të ndodhura në rrugë.

Shtatë persona të tjerë mbetën të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe një punonjës policie, ndërkohë që 20 persona pësuan lëndime.

Sinjalistika rrugore është përcaktuar si një prej shkaqeve të aksidenteve.

Ndaj mbi 460 banorë kanë firmosur një kërkesë drejtuar bashkisë së Beratit për ndërhyrje të menjëhershme në përmirësimin e sinjalistikës

Gjendja tek vendi i quajtur Ypsiloni konsiderohet si ndër më problematiket në Berat dhe kjo pranohet edhe nga Bashkia.

Burime zyrtare bënë me dije se për këtë i janë Drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës pasi sipas tyre rrethrrotullimi nuk është funksional dhe vetë bashkia e ka të pamundur për të ndërhyrë.

Por deri në reagimin e Ministrisë, drejtuar nga Belinda Balluku, këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve do të mbeten të rrezikuar sa herë kalojnë aty.

EMISIONET