Kanë mbetur dhe rrehth 24 orë që PSG dhe Reali i Madridit të luajnë aktin e dytë çerekfinal për kompeticionin Uefa Champions League. Në konferencën për shtyp përpara këtij takimi, Zinedine Zidane ka deklaruar se PSG do të jetë më e frikshme pa yllin brazilian Neymar.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka lavdëruar Angel di Marian para përballjes me PSG-në dhe beson se skuadra franceze do të jetë e fortë edhe pa Neymarin.

Mungesa e Neymarit? Nuk ndryshon asgjë për ne. Do të luajë një tjetër lojtar i motivuar për të bërë ndeshje të madhe.

"Di Maria? Ai mund të luajë në të djathtë, në të majtë, prapa sulmuesve, në mesfushë në secilin repart – Di Maria është shumë i shpejtë dhe i rrezikshëm. Por, ne do të tentojmë të bëjmë lojën tonë dhe t’i evitojmë vështirësitë, që patjetër se do t’i kemi në një teren të vështirë”,
- tha Zidane.

Takimi mes PSG-së dhe Realit të Madridit do të luhet nesër, duke nisur nga ora 20:45. Ndeshja e parë është fituar nga spanjollët me rezultatin 3-1.

/Ora News.tv/