Mungesa e hapësirave në "Old Trafford", ka derbi londinez për francezin e United

Mungesa e hapësirave në "Old Trafford", ka derbi londinez

Pas largimit të Henrick Mkhitaryan drejt Arsenalit, një tjetër futbollist i Manchester United pritet të firmosë me "topçijtë" në fundin e sezonit.

Bëhet fjalë për sulmuesin francez Anthony Martial që pas ardhjes së Alexis Sanchez në "Old Trafford" nuk ka gjetur hapësirat e duhura nën drejtimin e Jose Mourinho dhe sipas “Le 10 Sport”, sulmuesi dëshiron të vazhdojë karrierën në Angli, dhe është i hapur që t’i bashkohet me trajnerin Arsene Ëenger në "Emirates".

Interes për 22 vjeçarin kanë shfaqur dhe Chelsea e Tottenhami. Martial ka zhvilluar 131 ndeshje me United, duke shënuar dhe 36 gola.

EMISIONET