Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje fatale

Mungesa e gjumit mund të shkaktojë sëmundje fatale

Të gjithë jemi mësuar të dëgjojmë se nëse kalojmë shumë orë duke fjetur nuk është mirë, por një studim i ri vërteton të kundërtën.

Sipas ekspertit të gjumit, profesor Matthew Walker, shumë prej nesh po përjetojnë një epidemi katastrofike të humbjes së gjumit që mund të shkaktojë disa sëmundje fatale.

Ai ka treguar se pas një nate ku keni fjetur vetëm katër ose pesë orë gjumë, qelizat tuaja natyrale bashkohen me qelizat e kancerit. Kjo mund të duket e frikshme për ata që kanë probleme me pagjumësinë, por nuk duhet të përhapin panik.

Nëse jeni person që konsumoni shumë ujë, ushtroni rregullisht dhe ushqeheni shëndetshëm atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar nëse nuk flini shumë orë.

Në këto raste, një person që konsumon duhan dhe fle 12 orë gjumë është më shumë i prekur nga sëmundjet kancerogjene.

Por sugjerohet që të vizitoni një mjek specialist nëse pagjumësia juaj vjen pa asnjë arsye dhe ju ndiheni të lodhur gjatë ditës.

/oranews.tv/

EMISIONET