Mungesa e blerjeve, tifozët zikaltër protestojnë para selisë së Suning

Mungesa e blerjeve, tifozët zikaltër protestojnë para selisë

Një grup i tifozëve të Interit kanë protestuar para selisë së Suning Group.

Pronarët e klubit zikaltër janë një nga kompanitë më të mëdha në Kinë, por atyre i është ndalur të investojnë te klubi italian për shkak të një ligji nga qeveria në Pekin dhe Fair Play Financiar.

Nisur nga kjo tifozët kinez janë mbledhur para zyrave të Suning HQ dhe kanë hapur një baderolë në gjuhen angleze dhe kineze, ku shkruhej:

Ju nuk do të fitoni respektin e tifozëve zikaltër pa dashurinë e vërtetë për Interin”,-shkruhej në banderolë.

Kjo banderolë menjëherë është shpërndarë në të gjitha rrjetet sociale, posaçërisht në atë kinez Weibo.

Pronari i Interit, Jindong Zhang, ka një pasuri prej gjashtë bilionë eurosh.

EMISIONET