Mungesa e artisteve femra në album, Gjiko: S'kishte të hajrit, është ramazan!

Reperi i njohur nga Kosova, Gjiko ka vetëm pak ditë që ka sjellë albumin e tij të ri me 18 këngë të reja, të titulluar "Energjiko".

I ftuar në një intervistë për Prive, ai zbuloi arsyen përse nuk ka patur duete me artiste femra.

"Asnjë e hajrit nuk ka qenë. Plus është ramazan. Femrat duhen verës kur bëhet nxehtë, kur të kalojë ramazani", tha ai.

Gjiko shtoi se brenda kësaj jave do dali një klip i ri muzikor që është në kualitet të lartë pasi ka patur shpenzime të mëdha.

EMISIONET