Një grua e diagnostifikuar me kancer në gjak thotë se mundi sëmundjen  falë shafranit, raporton gazeta britanike e mjekësisë.

Dieneke Ferguson, 57 vjeçe ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje në 2007

Brenda 15 muajsh kanceri ishte në fazën e tretë që do të thoshte që kishte nisur të përhapej.

Në 2009 iu nënshtrua një cikli kimioterapie si dhe në 2009 pati një transplant të qelizave staminale, e megjithatë kura nuk funksionoi.

Në 2011 ajo nisi të përdorte cdo ditë një dozë kurkumi- përbërësi kryesor i shafranit-  pasi dy raundet e terapisë së qelizave staminale dështuan

Ajo nisi të merrte nga 8 gram me kurkum çdo natë me stomak bosh dhe sëmundja e kancerit ka mbetur stabël e pa ndryshuar. Gruaja vazhdon terapinë prej 5 vitesh.

Shafrani është ilaç tradicional që indianët e përdorin prej shekujsh.


/Ora News.tv/