Pas disa muajve me vonesa më pak se dy orë në qershor qytetarët shqiptarët që kanë udhëtuar jashtë vendit iu është dashur të presin më shumë në aeroport. Të dhënat e Autoritetit të Aviacionit Civil bëjnë me dije se vonesat kanë pothuajse për të gjitha destinacionet evropiane ndërsa më të theksuara janë ato drejt Italisë. Ndërkohë numri i kompensimeve ka mbetur i pandryshuar.

Rikthehen vonesat dhe anulimet e fluturimeve në aeroportin "Nënë Tereza". Pas disa muajve me vonesa më pak se dy orë rritja e fluksit të udhëtarëve gjatë qershorit  duket se ka sjellë  një rritje të ndjeshme të pritjes së qytetarëve që kanë udhëtuar nëpërmjet aeroportit "Nënë Tereza".

Autoriteti i Aviacionit Civil në raportin e fundit konstaton se muaji Qershor shënon një rritje të numrit të vonesave dhe anulimeve të fluturimeve me destinacion qytete të ndryshme evropiane.

Fluturimet drejt Italisë janë ato që kanë më shumë vonesa. Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil kompania "Adria Airways" regjistron një numër të lartë me anulime të fluturimeve, me 4 të tilla, për tu pasuar nga kompania tjetër "Blue Panorama" që regjistron 2 anulime. 

Ndërsa për sa i përket vonesave, kompania me numrin më të lartë është "Blue Panorama" me 11 raste e ndjekur nga  Albaëings me 3 të tilla. Por pavarësisht  rritjes së vonesave dhe fluturime gjatë muajit qershorit numri i kompensimeve ka mbetur i pandryshuar.

Autoriteti i Aviacionit Civil e lidh këtë situatë me mungesën e vonesave gjatë muajve të mëparshëm nga kompanitë ajrore mbi 2 orë, dhe me procedurat që ndiqen në rastet konkrete që zgjasin mbi 3 javë.

Sipas legjislacionit në fuqi për çdo vonesë mbi 2 orë, pasagjerët duhet të plotësojnë formularin e ankimimit dhe brenda 3 javësh, duhet të kompensohen me rreth 250 euro. nëse kompanitë nuk i pranojnë animimet e pasagjerëve atëherë  mund ti drejtohen Autoritetit të Aviacionit Civil. 

Sipas të dhënave të Autoritetit të Aviacionit Civil kompanitë që fluturojnë drejt Italisë zotërojnë përqindjen më të madhe në tregun e transportit ajror  me 51% të totalit, ndjekur nga Turqia me 8% dhe Austria me 7%. 

Nëse do të bënim krahasimin e tre viteve të fundit, trafiku ajror dhe fluksi i pasagjerëve këtë vit, ka një rritje prej 13% krahasuar me vitin e kaluar.

/Ora News.tv/