Muaji i Ramazanit, Veliaj: Qendrat sociale, vakte të ngrohta për njerëzit në nevojë

Muaji i Ramazanit, Veliaj: Qendrat sociale, vakte të ngrohta për

Në muajin e Ramazanit, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj ka shpërndarë pako ushqimore në ndihmë të njerëzve në nevojë. Në fjalën e tij kryebashkiaku nënvizoi se është e rëndësishme që shoqëria të punojë për tu krijuar kushtet e duhura fëmijëve që ata ti përkushtohen mësimeve.

Veliaj:  “Një paketë ushqimore nuk i zgjidh të gjitha problemet, por sigurisht është e nevojshme kur familjet janë duke kaluar një kohë të vështirë, që fëmijët të mos mendojnë për ushqimin, por si të marrin dhjeta në shkollë, të merren me aktivitet sportiv dhe ndihmon sidomos nënat, për të përballuar barrën më të madhe në familje. Kemi mbi një mijë paketa për fshatrat, ashtu siç do të ketë edhe 3500 pako për gjithë zonën urbane të Tiranës.

Veliaj shtoi se bashkëpunimi me ambasadën turke dhe donatorët ka qenë përherë i suksesshëm, qoftë në nismat solidare për njerëzit në nevojë, qoftë për aksione si mbjellja e pemëve apo ndërtimi i këndeve të lodrave.  por po ashtu Veliaj shprehu besimin që që bamirësia dhe solidariteti të mos mbeten thjesht për raste emergjencash.

Veliaj: “Shpresa ime, por edhe shpresa e miqve këtu, është që siç sillemi me solidaritet në muajin e Ramazanit, ta kthejmë në standard për 11 muajt e tjerë. Nëse sillemi çdo muaj me të njëjtin solidaritet, mund të kemi qytetin më solidar në Shqipëri, që është qyteti i Tiranës”

Kryetari i bashkisë së Tiranës përcolli mesazhin se mënyra për t’i shërbyer vendit është puna dhe jo fjalët Pavarësisht pozitës. ndërkaq Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük tha se muaji i Ramazanit duhet t’i bëjë njerëzit bashkë dhe të kujdesshëm ndaj atyre në nevojë.

EMISIONET