"Mrekullia" sekuestron 221 kg kokainë, mes të arrestuarve edhe 1 shqiptar

Një mega operacion i koduar "Mrekullia" i policisë italiane ka çuar në shkatërrimin e një trafiku ndërkombëtar kokaine nga Kosta Rika në Itali.

Autoritetet italiane kanë lëshuar urdhër arrestimi  ndaj  29 personave anëtarë të dy grupe trafikantësh mes të cilëve dhe 1 shqiptar si dhe janë sekuestrua mbi 221 kg kokainë.

Kokaina fshihej në arka ananasi e transportohej në kontenier frutash nga Amerika Latine drejt porteve italiane.

Shqiptari i arrestuar është Gentian Sabliqi dhe arrestimet janë kryer në territoret e provincës së Milanos e Pavias si dhe në Barcelonë të Spanjës.

Ky i fundit jo i panjohur për drejtësinë italiane, i arrestuar më 2013 për favorizim të emigracionit klandestin.

Merrte 5-10 mijë euro për të futur në Itali emigrantë duke i punësuar në mënyrë fiktive.

Gentian Sabliqi ka qënë pronar i diskotekës Matrix në provincën e Savonës.

Hetimet e operacionit "Mrekullia" kanë zbardhur se dy grupet e trafikantëve që kanë trafikuar të paktën mbi 400 kg kokainë me anije nga Amerika Latine në portin e Livornos. Droga fshihej mjaft mirë për t'i shpëtuar kontrollit të rrezeve X në dogana.

Më 27 e 28 mars të 2018  në portin e Livornos, policia italiane ka sekuestruar dy ngakesa me rreth 215 kg kokainë, si dhe ka verifikuar por pa mundur të sekuestrojë dy ngarkesa të tjera prej mbi 100 kg kokainë në 7 tetor të 2017 e 10 dhjetor të 2017.

Ndërsa rreth 6 kg të tjera kokainë janë sekuestraur gjatë aktivitetit investigativ.

Hetimet ndërkombëtare të operacionit "Mrekullia" kanë zbardhur se humbja e  sasisë së kokainës së sekuestruar nga policia në portin e Livornos ishte dhe motivi i vrasjes së një brokeri italian përballë Ambasadës italiane në Kosta Rika më 23 maj të këtij viti.

Trafiku ndërkombëtar i kokainës nga Amerika Latine në Itali drejtohej nga dy italianë pronarë të shoqërisë së transportit "Tierra Nuestra Latina", të cilët bashkëpunonin me një kartelë kolumbiane trafikantësh kokaine.

Përgjimet e investigatorëve kanë zbardhur se kolumbianët mund të furnizonin italianët deri më 8 mijë kg kokainë.



EMISIONET