Mrekulli! Organi gjenital i shpëtoi jetën!

Një kroat shpëtoi mrekullisht nga vdekja teksa u godit nga rrufeja dhe mjekët besojnë se organi gjenital i ka bërë goxha punë në këtë rast.

Zoran Jurkovic, 41, nga fshati i vogël lindor kroat Petrovci, ishte duke dëgjuar kufje teksa filloi një stuhi e fortë.

Shkarkesa elektrike i ka prekur pjesën e kokës dhe është transportuar nëpërmjet telave të kufjes dhe prej andej është shkarkuar nga organi gjenital.

Burri ishte i veshur me rroba pune dhe një palë çizme me gominë të trashë ka nuk ka lejuar kontaktin e energjisë me tokën.  Ishte fat i madh që shkarkesa elektrike nuk e ka prekur në zemër burrin.

Burri po ecte me biçikletë kur shkarkesa elektrike ka ndodhur. “I pashë retë e zeza dhe vetëtimat në qiell si dhe dëgjova bubullimat gjithandej.

U përpoqa të ngisja më shpejtë biçikletën për t’u strehuar më shpejt, por ishte tepër vonë”, rrëfeu Jurkoviç.

Një kalimtar i rast tha se kishte parë incidentin dhe ishte tronditur kur kishte parë burrin të shtrirë në tokë dhe avullin që i dilte nga trupi i tij.

"Biçikleta ishte pranë tij. Ne e morëm atë në furgonin tonë dhe e çuan në spital”, tha dëshmitari. Mjekët janë habitur se si ai ishte gjallë. Ata thanë se ishte një mrekulli që rruga kishte kaluar nga gjoksi i tij dhe nuk kishte prekur zemrën.

f57dc96bd63ad24950300292e42cbba1

/Ora News/

 

 

EMISIONET