Mposhti Flamurtarin, Shehi: Ky është Skënderbeu im

Mposhti Flamurtarin, Shehi: Ky është Skënderbeu im

Skënderbeu mori një fitore mjaft komode në shtëpi, 2-0 ndaj Flamurtarit, duke rihapur garën për një vend në Kupat e Europës. Një triumf që është përshëndetur edhe nga trajneri i korçarëve, Orges Shehi, i cili pas ndeshjes u shpreh se ky 3 pikësh ka ardhur falë një paraqitje të mirë nga të besuarit e tij.

"Sot e vendosa të filloja me forca të shumta përpara. Shkoi mirë, jam i kënaqur. Me vjen mirë për fitoren. Ky kampionat kështu është. Të 9-të ekipet janë të gjitha me objektiva. Ka përplasje dhe mund të dalin rezultatet të papritur. Kjo fitore na duhej shumë për të ecur përpara. Më vjen mirë që skuadra po i jep kënaqësi publikut. Kanë qenë të pakënaqur nga rezultatet. Ky vit ka qenë i vështirë, dhe është akoma. Sot u shfaq ai Skënderbeu dominues. Duhet të ruajmë këtë dëshirë dhe urië. Këto javë duhet të japim 200% për t’u ngjitur aty ku dëshirojmë."-tha Shehi.

EMISIONET