Mourinho “piketon” Alex Sandro-n, United bën gati ofertën

Mourinho “piketon” Alex Sandro-n, United bën gati ofertën

Manchester United po kërkon një përforcim në linjën e majtë të mbrojtjes dhe drejtuesit e “djajve” kanë pikasur brazilianin Alex Sandro si lojtarin e duhur për skemat e Jose Mourinho.

Sipas mediave britanike, United e ka bërë gati ofertën për brazilianin, me klubin nga “Old Trafford” që janë të gatshëm të paguajnë 60 milionë euro Juventusit, për të siguruar shërbimet e mbrojtësit.

26 vjeçari nuk po kalon një situatë të qetë tek Juventus, me Allegri-n që ka nisur ta aktivizojë me” pikatore” mbrojtësin, dhe nga kjo situatë pritet që kalimi i Sandro tek “djajtë” të jetë vetëm çështje kohe.

Megjithatë në rrugën për të firmosur me mbrojtësin, United duhet të mposhtë Chelsea-n, me këta të fundit që janë vënë prej kohësh në ndjekje të brazilianit.

EMISIONET