Mourinho përplaset me Pogba, Juve e Inter përgatisin ofertën

Mourinho përplaset me Pogba, Juve e Inter përgatisin ofertën

Barazimi 2-2 ndaj Southampton ka thelluar krizën e Paul Pogba te Manchester United.

Sipas asaj që shkruajnë mediat britanike, në dhomat e zhveshjeve të "djajve të kuq" ka pasur përplasje mes Jose Mourinho dhe francezit. Juventusi dhe Interi janë në alarm të kuq për Paul Pogba pasi raportet Jose Mourinho e quajtën mesfushorin e Manchester Unitedit "një virus".

"Daily Record" shkruan se Mourinho u kthye nga Pogba duke i thënë:

"Ju nuk luani. Ju nuk i respektoni lojtarët dhe tifozët. Dhe ju vrasin mentalitetin e njerëzve të mirë të ndershëm rreth jush. Jeni vetëm një virus asgjë më tepër."-mësohet t'i ketë thënë Mou-Pogbas.

Marrëdheniet mes teknikut dhe mesfushorit nuk kanë qënë të qeta prej kohësh dhe merkato e janarit pritet që të shëshojë gjithçka. E gjitha kjo, pasi Pogba mund të largohet nga "Old Trafford", me Juventusin dhe Inter që shpresojnë të firmosin me 25 vjeçarin.


EMISIONET