Forma fantastike e Cristiano Ronaldos e ka një sekret dhe kush më mirë se Jose Mourinho e di. I intervistuar nga "Eleven Sports", Special One ka zbuluar sekretin e tij, i cili po jep kontribut edhe në moshën 34 vjeçare.

"Është gjithçka në kokën e tij. Është natyraliteti i tij. Është në ADN-në e tij. Ambicia, motivimi, krenaria personale. Ai i zotëron që i vogël dhe Ronaldo do të jetë kështu deri në fund. Ka lojtarë vërtet të veçantë nga pikëpamja mendore ".-tha mes të tjerash Mourinho.

Dyshja portugeze kaluan 3 sezone nën praninë e njëri-tjetrit, kur Ronaldo e Mourinho ishin pjesë e Realit të Madridit.

/Ora News.tv/