Jose Mourinho është krenar që ka pjesë të ekipit një lojtar si Paul Pogba.

Tekniku luzitan e ka vlerësuar paraqitjen e francezit në stërvitje, dhe në konferenën për shtyp në prag të ndeshjes kundër Newcastle United ka pohuar se është e vështirë që të gjendet një lojtar më profesionist se 24 vjeçari.

 Pogba është një mesfushor, ai nuk është i majtë dhe nuk është sulmues. Kur njerëzit më pyesin për pozitën më të mirë, them mesfushor, por varet nga sistemi, por gjithmonë është një mesfushor. Mes Pogbas dhe meje nuk ka konfuzion, është e vështirë të gjesh një mesfushor me më shumë potencial sesa Pogba."-përfundoi "Special One".

/Ora News.tv/