Paul Pogba është drejt largimit nga "Old Trafford" pas raporteve jo të mira me teknikun Jose Mourinho. Portugezi nuk e sheh më në planet e tij francezin dhe për këtë i ka kërkuar klubit ta vendosë atë në shitje.

Çmimi që Manchester United ka fiksuar për ish-futbollistin e Juventusit është plot 160 milionë euro, shkruan "Daily Mail".

Pogba është blerë dy vite më parë nga Juventus për 105 milionë euro dhe është një burim të ardhurash shumë i rëndësishëm për “Djajtë e Kuq”.

Për këtë arsye, drejtuesit kanë vendosur se ai mund të largohet, por vetëm nëse në arkat e klubit do të përfundojë një shumë e konsiderueshme.

/Ora News.tv/