Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, thotë se ata ende nuk janë në formë të mirë, pavarësisht fitores 2-0 në takimin e mbrëmshëm ndaj Rayo Vallecano. “Sezonin e kaluar ishim shumë të saktë dhe për këtë arsye kemi shënuar shumë gola. Tani është koha në të cilën nuk jemi në një formë shumë, shumë të mirë, dhe me vetëbesim të lartë dhe gjithë çfarë duhet është të fitojmë ndeshjet”. “Nuk është koha të shqetësohemi për saktësinë para golit. Vitin e kaluar shënonim tre gola në tre raste. Ajo çfarë është e rëndësishme është se kemi shënuar mjaft gola për ta fituar ndeshjen, të cilën e dominuam”, ka thënë Mourinho.

/Ora News.tv/