Motra po humbte jetën nga kanceri, fotografia e vëllait 6 vjeç bëhet virale

Motra po humbte jetën nga kanceri, fotografia e vëllait 6 vjeç

Babai i një vogëlusheje 4 vjeçe që luftoi me tumorin në tru ka publikuar fotografinë e djalit të tij që mbështeste motrën në ditët e fundit.

Adalynn (Addy) Sooter, që lindi në Rogers u diagnostikua me Diffuse Intrinsiç Pontine Glioma në nëntor të vitit 2016. Prindërit e saj vunë re që kishte probleme në të ecur.

Kjo sëmundje është shumë agresive dhe ka vështirësi për tu trajtuar pasi tumori qëndron në bazën e trurit. Vogëlushja bëri 33 seanca mjekimi me rreze radioaktive dhe udhëtoi për në Meksikë me shpresën që një trajtim do funksiononte, por tumori vazhdoi të rritej.

Matt Sooter, babai i fëmijëve bëri një postim në Facebook ku e gjithë familja po mundohej të kishte sa më shumë kujtime me vogëlushen, më së shumti vëllai i saj 6 vjeç.

"Djali i vogël nuk donte ti jepte lamtumirën partneres së tij, shoqes së ngushtë, motrës së vogël. Kjo nuk është mënyra e duhur, por është bota në të cilën jetojmë", shkruajti ai pak orë para se Addy të largohej nga jeta.

Vogëlushja vdiq 3 orë pasi u bë fotografia. Më vonë, familja tregoi se po japin tumorin e vajzës së tyre për hulumtime në mënyrë që të ndihmojnë fëmijët e tjerë.

EMISIONET