Motra akuzon Meghan Markle: Ti do vrasësh babain!

Familja e Meghan Markle duket se do të vazhdojë ti shkaktojë probleme. Pas deklarateve të babait ku tregonte se e bija keqtrajtohej në Pallatin Mbretëror, motra e ka akuzuar për vdekjen e tij.

Samanta ka publikuar një lajm të Dailymail në profilin e saj në Instagram, duke e shoqëruar me shkrimin:

 “Si thua sikur t`i shprehësh mirënjohje babait tënd Meghan. Mjaft me kaq! Vepro si humanitare, vepro si grua! Nëse babai ynë vdes, unë të bëj përgjegjëse ty Meg!”.

Lajmi i publikuar nga prestigjozja britanike fliste për Meghan dhe Harry që kishin shprehur mirënjohje për Nelson Mandelën.

EMISIONET