Motori përplaset me furgonin e Policisë Kufitare, 69 vjeçari përfundon në spital

Motori përplaset me furgonin e Policisë Kufitare, 69 vjeçari

Një motor pa targa drejtuar nga një 69 vjeçar me iniciale H.B, banues në lagjen "Liria" në Shkodër është përplasur me një mjet tip furgon i Policisë Kufitare të qytetit verior, me drejtues punonjësin e policisë F. K. 49 vjeç, banues ne Shirokë, Shkodër.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit të sotëm në në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motoçikletës i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

EMISIONET