MotoGP/ Rossi: Sot nuk kisha ndjenja, nesër shikojmë përpara

MotoGP/ Rossi: Sot nuk kisha ndjenja, nesër shikojmë përpara

Fundjavë për tu harruar për 7 herë kampionin e MotoGP, Valentino Rossi. Italiani nuk arriti të rendisë Yamaha-n e tij brenda 10 vendeve të para në Çmimin e Madh të Valencias, me Rossin që u pozicionua në vendin e 16-të. Pas provave zyrtare, Rossi u shpreh:

"Ishte një ditë shumë e vështirë. Në mëngjes pista ishte ende e lagësht dhe pritej të ishim shumë të shpejtë. Unë u përpoqa të shtyja për të hyrë në dhjetë të parët, por fatkeqësisht u rrëzova, pastaj mora motorin e dytë dhe fillova përsëri, por fatkeqësisht nuk isha mjaft i shpejtë dhe u pozicionova shumë larg.".

"Ne u përpoqëm të ndryshonim diçka para xhiros finale, por kurrë nuk kam qenë i fortë dhe kurrë nuk kam pasur një ndjenjë të mirë. Do të përpiqemi të ndryshojmë pak dhe të shohim se cilat do të jenë kushtet e motit. Pritet shi nesër, por gjithçka varet nga sasia e ujit ".-tha Rossi për mediat spanjolle.

Kualifikueset u fituan nga shoku i skuadrës së italianit, Vinales, i ndjekur nga Rins dhe Dovizioso.

EMISIONET