MotoGP/ Reshjet e shiut anullojnë Çmimin e Madh të Britanisë

Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që Çmimi i Madh i Britanisë të anullohet.

Zyrtar të kategorisë më të lartë të garave me motora, MotoGP kanë marrë këtë masë "ekstreme" për shkak të kushteve të këqija të motit dhe sigurisë, pasi shiu ka përkeqësuar terrenin në pistën e "Silverstone". Problemet në pistën e Silverstone ishin prezente gjatë gjithë ditës së sotme, çka bëri që dhe starti të shtyhej për një kohë të pacaktuar.

Gara u anulluan zyrtarisht pas një takimi midis zyrtarëve të IRTA dhe pilotëve të MotoGP, ku u konsideruan se kushtet ishin të pasigurta për të garuar me vendimin e konfirmuar pak pas orës 16:00 me atë lokale (17:00 me orën shqiptare).

Me parashikimet që tregonin shi të madh për pjesën tjetër të së dielës dhe pa asnjë mundësi për të garuar të hënën për shkak të kërkesave të sigurisë, zyrtarët e MotoGP anulluan të tre garat (MotoGP, MotoGP2 dhe MotoGP3) pasi pritën pesë orë për tu përmirësuar kushtet.

Kjo është hera e parë që një garë e MotoGP-së është anuluar plotësisht, që nga ai i Austrisë 1980 i cili ishte i pushtuar nga dëbora.

EMISIONET