Moti për një javë/ Rrebeshe shiu...

Moti për një javë/ Rrebeshe shiu...

Javën që sapo kemi nisur do të shoqërohet me reshje shiu dhe herë herë me shtrëngata. Sipas Meteoalb, deri në mesjavë do të ketë shira të përkohshëm, ndërsa në gjysmën tjetër të javës do të ketë shira të konsiderueshëm ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Meteoalb: Deri në mesjavë moti vijon me kthjellime dhe vranësira të shpeshta duke sjellë shira të përkohshëm në pjesën më të madhe të territorit por kryesisht në zonat Lindore.

Pjesa e dytë e javës sjell fuqizim të vranësirave në Shqipëri si edhe shira më të konsiderueshëm; ku herë pas here do të jenë në formën e rrebesheve afatshkurtra.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta deri të enjten ndërsa e premtja dhe në vijim do ketë rënie me 2 – 3°C të vlerave termike; maksimumi pritet të shënojë 27 – 28°C.

EMISIONET