Moti i keq, Universiteti i Korçës pezullon mësimin për sot dhe nesër

Universiteti "Fan Noli" në Korçë ka vendosur ndërprerjen e mësimit për sot dhe nesër për shkak të kushteve të vështira atmosferike.

Vendimi i marrë nga Rektorati mban datën 9 janar 2019.

Këto ditë mësimi do të zëvendësohen në data të tjera, thuhet në vendim.

Edhe Zyra Arsimore Pogradec ka njoftuar pezullimin e procesit arsimor për ditën e nesërme.

"Ju bejme me dije se edhe neser dt 11.01.2019 do pezullohet mesimi per te gjitha shkollat ne varesi te ZA Pogradec. Zevendesimi i ketyre dy diteve do behet ne nje moment tjeter me permiresimin e motit" thuhet në njoftim.


EMISIONET