Moti i keq, plagosen tre elektricistë në Shkodër gjatë riparimit të një defekti

Moti i keq, plagosen tre elektricistë në Shkodër gjatë

Tre elektricistë janë dëmtuar në krye të detyrës në rrethin e Shkodrës, duke pësuar djegie gjatë riparimit të një defekti. 

Paraprakisht thuhet se elektricistët kanë pësuar plagë e për pasojë, dy prej tyre janë transportimi drejt Tiranës. 

Ata po riparonin nënstacionin Shkodra1. Plagosja e dy elektricistëve vjen ndërkohë që një elektricistë ka humbur jetën pasditen e sotme në Fier duke riparuar një defekt në shtyllë.

Ata po riparonin defektin e një automati, i cili ka shpërthyer më pas duke u shkaktuar djegie.

Pak orë më vonë, Ministria e Shëndetësisë sqaroi se gjendja e elektricistëve është e rëndë. 

"Sapo kanë mbërritur në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” për një trajtim më të specializuar dy punonjësit e OSHEE të plagosur si pasojë e shpërthimit të ndodhur në nënstacionin e Shkodrës. Sipas mjekëve, gjendja e njërit prej të plagosurve, E.H. 30 vjeç është e rëndë, për shkak të shkallës së lartë të djegies, në masën 60%. Ndërsa punonjësi tjetër  i OShEE, me inicialet A.A, i djegur në masën 25%, është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht të dy punonjësit po i nënshtrohen terapisë intensive dhe mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e tyre", njoftoi Ministria e Shëndetësisë. 




EMISIONET