Moti i keq pezullon punën në Portin e Vlorës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2018, 10:55
Moti i keq dhe me reshje shiu ka pezulluar lundrimin në portin e Vlorës. Si pasojë trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk do të kryejë intinerarin e përcaktuar.
Gjatë paraditës së sotme dallgët në det të hapur ka qenë deri në 7 balla.
Puna pritet të rifillojë pas një urdhër të dytë nga autoriteti portual i Vlorës.