Moti i keq/ Katër fshatra pa energji në Skrapar, Osumi kërcënon lagjen historike të Beratit

Moti i keq/ Katër fshatra pa energji në Skrapar, Osumi

Disa linja të energjisë elektrike në Skrapar janë dëmtuar si pasojë e erës së fortë, duke lënë pa energji fshatrat Qafë Dardhë, Gjerbës, Potom dhe Tomoricë.

Si pasojë e motit të keq, rruga nacionale Berat-Skrapar në afërsi të Poliçanit, në vendin e quajtur Plizë u bllokua mëngjesin e së enjtes si pasojë e shkarjes së gurëve dhe dherave, ndërkohë që situata është përmirësuar orët e pasdites.

“Mesditën e së enjtes prurjet e lumit Osum u shtuan ndjeshëm si rezultat i prurjeve të mëdha të reshjeve të shiut. Osumi arrin pikën e tij kulminante rreth orës 15:00. E gjithë vëmendja e institucioneve vendore përqendrohet në lagjen muzeale Goricë. Zjarrfikësja dhe uniformat blu vendosin prita me thasë me rërë në breg të Osumit shumë pranë banesave të para të lagjes”, thanë Emergjencat nga ky qark.

Tetë familje rome,që jetojnë në periferi të lagjes " 30Vjetori" buzë lumit Osum u evakuuan dhe u vendosën në konviktin e shkollës Pedagogjike, e bashkë me ta janë strehuar edhe dy endacakë.

Në Skrapar përroi i Guhakut doli nga shtrati dhe shkatërroi krejtësisht verandën e një biznesi privat.

Në Urën Vajgurore u evokuan 7 familje në lagjen "Dafinat" për ti paraprirë rrezikut.

Prurjet e Osumit vazhdojnë të jenë të mëdha si pasojë e reshjeve që vazhdojnë me intensitet të lartë.


EMISIONET