Moska ka përjetuar ditët e fundit rënien më të madhe të dëborës në 100 vite, duke regjistruar 45 cm dëborë mes të shtunës dhe të hënës.

Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit rus, Sergei Sobjanin e përshkroi atë si "reshjet e shekullit".

Sipas zëvendës kryetarit të Bashkisë së Moskës, Petr Birykov, sasia e borës në Moskë mund të mbushë një tren sa gjatësia e ekuatorit të Tokës.

"Ka rënë aq dëborë, sa nëse do ta ngarkoni një tren, mund të anashkaloni gjithë vendin tonë përgjatë ekuatorit", tha Birykov.

Dëbora ka rrëzuar mijëra pemë, ndërsa mesatarja e dëborës së një muaji ra brenda fundjavës.

Është sasia më e rëndë e dëborës që kurse ka nisur regjistrimi i motit.

Raportet thonë se më shumë se 2,000 pemë u rrëzuan.

Borëpastruesit kanë mbledhur rreth 1.2 milionë metra kub dëbore nga rrugët, tha nënkryetari Pyotr Biryukov.

Moska regjistroi një tjetër rekord në muajin dhjetor, ku regjistroi sasinë më të ulët të rrezeve diellore në një muaj.

/Ora News.tv/