Moska kundër vendosjes së raketave të SHBA në Evropë e Japoni

Moska kundër vendosjes së raketave të SHBA në Evropë e

Moska ka hedhur dyshime mbi vendosjen e sistemeve të raketave mbrojtëse amerikane në Rumani dhe Poloni që mund të shërbejë për të rritur sigurinë e këtyre vendeve dhe kritikon vendosjen e sistemit të mbrojtjes në Japoni, si një shkelje të traktatit për armët me rreze të mesme. (Inf).

Drejtori I departamentit në Ministrinë e Jashtme, Mikhail Ulyanov,u shpreh: "Sa për pasojat e vendosjes së objekteve mbrojtëse raketore në territoret e Rumanisë dhe Polonisë,kam një dyshim të madh se siguria e këtyre vendeve mund të forcohet. Përkundrazi e kundërta ".

"SHBA, u tërhoqën në mënyrë të njëanshme nga Traktati i Raketave Anti-Balistike, e cila ishte një gur themeli i sistemit të sigurisë ndërkombëtare" - shtoi ai.

"Vendosja e Aegis në breg të Japonisë është një tjetër shkelje e amerikanëve"- tha Ulyanov.


/ANSA/

EMISIONET