Mosha e pubertetit të djemve lidhet me ciklin menstrual të nënave

Mosha e pubertetit të djemve lidhet me ciklin menstrual të nënave

 

Një nga autorët e studimit të kryer nga Universiteti i Danimarkës Aarhus,tha:" Sa herë që një mjek takon një pacient me pubertet të vonuar apo të hershëm, ai kërkon historinë mjekësore të familjes së fëmijës. Lidhja mes pubertetit të nënës dhe moshës së pubertetit të djalit ka qenë i njohur për shumë kohë, por falë këtij studimi tani mbështetet me të dhëna konkrete".

Mosha kur djemtë dhe vajzat nisin pubertetin ka filluar të ulet në rang botëror.Në Britani,lëviz me një muaj çdo dekadë.Ndërkohe mosha mesatare e pubertetit është 11 vjeç vajzat dhe 12 vjeç për djemtë.

Fëmijët po nisin fazën e pubertetit më herët

Në 2015 ,një studim paraqiti se pubertiteti në moshe te vogël lidhej me rritjen e rrezikut nga prekja e diabetit,obezitetit,menopauzë më të herët dhe sëmundje kardiovaskulare.

Tek vajzat pubertiteti ne moshë te vogël fillon në moshën 8 dhe 11,ndërkohë i vonuari në moshën 15 dhe 19.Ndërkohë tek djemtë një pubertet normal fillon në moshen 9 dhe 14 vjeç.

Një studim Amerikan sugjeroi se puberteti i hershëm tek vajzat lidhej gjithashtu me rritjen e rrezikshmërisë ndja sëmundjeve mendore gjatë adoleshencës.

Studiusia Christine Wohlfahrt-Veje ,u shpreh: "Si faktorët gjenetikë dhe ata mjedisorë ndikojnë tek nisja pubertetit."

"Djemtë dhe vajzat trashëgojnë si nga nëna dhe baballarët e tyre,por sinjalet e një puberteti të hershëm, tek vajzat është më pak e lidhur me gjenetikën dhe më shumë faktorët mjedisor siç janë mënyrat e jetesës gjatë rritjes si dhe ekspozimi ndaj dukurive mjedisore".

 


EMISIONET